Sienna Miller është shtatzënë për herë të tretë. Aktorja bëri të ditur lajmin përmes një paraqitjeje publike që bëri në Londër.

Ajo u shfaq në Fashion Awards të hënën, më 1 dhjetor, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur, e veshur me një fustan të bardhë transparent të kombinuar me të brendshme në të njëjtën nuancë.
Akorja 43-vjeçare është në një lidhje me 28 vjeçarin që nga viti 2022 dhe më parë ka folur publikisht për presionin që ndjente për të mbetur shtatzënë pas moshës 40 vjeç.

Në një intervistë me “Elle UK”, ajo foli për këtë çështje, duke zbuluar se kishte ngrirë vezët e saj
“Presioni për të pasur fëmijë, dhe nëse duhet të kem më shumë, është shumë intensive. Biologjia është tepër e vështirë për gratë në këtë dekadë, ky është përfundimi, ose të paktën ishte për mua.”
Më pas ajo shtoi: “Arrita 40 vjeç dhe ngriva disa vezë. Duke u përqendruar në nevojën për të pasur një fëmijë tjetër, tani jam në një fazë “nëse ndodh, ndodh”. Ky kërcënim ekzistencial është zhdukur .”


