2 Mars, 2021

Aktorja e famshme sërish në pritje të ëmbël, ylli i “Wonder Woman” do bëhet nënë për herë të tretë


Gal Gadot do të bëhet nënë e tre fëmijëve së shpejti! Ylli i “Wonder Woman” zbuloi se ishte shtatzënë në një njoftim në Instagram.

“Ja ku jemi sërish”– shkroi aktorja, teksa shoqëroi postimin me një foto familjare, ku pozoi krah bashkëshortit të saj, Jaron Varsano dhe vajzave të tyre: Alma, 9-vjeçe dhe Maya, 3.

Lajmi se ylli i Hollywood është në pritje të ëmbël, vjen vetëm një ditë pasi prezantoi në Golden Globe Awards të dielën.

Në dhjetor, Gadot foli me krenari për familjen e saj dhe mënyrën sesi u përfshinë në një skenë të filmit ku ajo shkëlqeu, në Wonder Woman.

“Kjo do thoshte shumë, veçanërisht në atë skenë shumë të veçantë”– tha ajo për bashkëshortin e saj, me të cilin u martua në vitin 2008, dhe vajzat e tyre që u përfshinë në filmin e vitit 2017.

“Kam dy vajza dhe të dyja u shfaqën në skenë. Vajza e madhe u shfaq me Asa, djalin e regjisorit Patty Jenkins, ndërsa e vogla ishte me bashkëshortin. Të kisha ata në filmin ku unë po aktroja, do të thoshte shumë dhe është një suvenir i mahnitshëm, që ne do ta çmojmë përgjithmonë”– përfundoi aktorja.

Ndërsa në një intervistë tjetër foli për forcën që ndjeu kur solli në jetë vajzën: “Ndihem si Wonder Woman kur lind, ndihesh sikur je perëndi. Thua: ‘O Zot unë e bëra këtë’, gjëja më e bukur është të bëhesh nënë dhe të japësh jetë.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al