9 Tetor, 2020

Aktorja e famshme në pritje të fëmijës së parë me muzikantin 34 vite më të madh. Historia e 70-vjeçarit me pesë martesa të dështuara


Aktorja e famshme amerikane Katharine McPhee dhe muzikanti David Foster janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Sipas burimeve për People, 36-vjeçarja është shtatzënë me fëmijën e producentit muzikor.

Ky është fëmija i parë për aktoren, ndërsa për 70-vjeçarin është i gjashti.

Foster ka pesë vajza dhe është martuar pesë here, me B.J. Cook, Rebecca Dyer, Linda Thompson, Yolanda Hadid dhe McPhee.

Fëmija i tij i parë, Allison Jones Foster, 50 vjeçe, lindi kur David ishte vetëm 20 vjeç dhe u dërgua për birësim.Baba e bijë u ribashkuan 30 vite më vonë.

Nga martesa e parë e Foster me këngëtaren Cook lindi vajza Amy Skylark, 47-vjeçe.

Ndërsa nga martesa e tij e dytë me Dyer erdhën në jetë tre vajzat Sara, 39-vjeçe, Erin, 38 dhe Jordan, 34-vjeçe.

Ndërkohë aktorja ka qenë e martuar me Nick Cokas nga viti 2008 deri në vitin 2016.

Në muajin gusht u zbulua që David dhe Katharine po përpiqeshin shumë të kishin një fëmijë.

McPhee dhe Foster u martuan në Kishën Armene të Shën Yeghiche në South Kensington, Londër më 28 qershor 2019.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al