Ylli i “Twin Peaks: Fire Walk With Me”, Pamela Gidley ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Aktorja bionde e njohur edhe për rolet televizive në shfaqjet CSI: “Crime Scene Investigation”, “The Closer” dhe “MacGyver”, vdiq në mënyrë paqësor në shtëpinë e saj, kanë njoftuar familjarët.

Gidley u quajt gruaja më e bukur në botë pasi luajti rolin e Teresa Banks në filmin ‘Twin Peaks: Fire Walk with Me” në vitin 1992.

Mediat e huaja shkruajnë se shkaku i vdekjes nuk dihet ende. Gjithashtu thuhet se familja ka njoftuar se ceremonia mortore do të jetë private.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
