3 Dhjetor, 2018

Aktorja e famshme kapet mat me të dashurën serbe (FOTO)


Aktorja e famshme hollivudiane Demi Moore përflitet së është në një lidhje me stilisten serbe, Masha Mandzuka.

“Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të 56-vjeçares, e cila shihet mjaft e lumtur pranë 43-vjeçares dhe vajzës së saj Rumi, 2 vjeçe, në Los Angeles.

Përflitet se aktorja e njohur është në një lidhje me stilisten prej më shumë se dy vitesh. Një muaj më parë u raportua se Demi është në një marrëdhënie intime me një grua.

“Ato dalin të kapura për dore dhe Demi është si një nënë e dytë për vajzës e Masha-s”, tha një burim për “Radar” në atë kohë.

Stilistja serbe, e cila ka dhe markën “Anda & Mash”a, është nënë edhe e një djali 5 vjeç. Ndërkohë Demi ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Bruce Willis.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al