Aktorja e famshme Jennifer Aniston ka festuar 50-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka vendosur që të jetë e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur.

Mediat e huaja shkruajnë se mes të ftuarve në festën e ditëlindjes ishin edhe ish-bashkëshorti, Brad Pitt dhe ish-i dashuri John Mayer. Gjithashtu e ftuar ishte edhe ish-e fejuara e Pitt, Gwyneth Paltrow.

Çifte të tjera në festë përfshinë Katy Perry dhe Orlando Bloom. Ndërsa -bëhet e ditur se në festë mungonte ish-bashkëshorti i Aniston, Justin Theroux, të cilët u ndanë një vit më parë, menjëherë pas 49-vjetorit të lindjes së aktorit.

Ndonëse nuk ishte në festë, Justin e uroi për ditëlindje aktoren në një postim në “Instagram” të hënën.

“I uroj gëzuar ditëlindjen kësaj gruaja të fortë, shumë të dashur, të sjellshme dhe të qeshur. Të dua B.”, shkruante ai bashkëngjitur me foton e Jennifer-it.
Panorama Plus

