5 Qershor, 2018

Aktorja e famshme festoi ditëlindjen, ja sa vjeçe mbushi Angelina Jolie


Aktorja e famshme e “Hollywood”-it Angelina Jolie është shumë e njohur prej roleve të shumta që ka luajtur në filma të ndryshëm. Dita e djeshme ka qenë mjaft e veçantë për të, pasi ka festuar ditëlindjen.

Ajo është nëna e gjashtë fëmijëve, Maddox 16 vjeç, Pax 14, Zahara, 13, Shiloh, 12 dhe binjakëve 9-vjeçarë Vivienne e Knox.

Dje Angelina ka festuar 43-vjetorin e saj të lindjes, me një karrierë të suksesshme në aktrim dhe misionin e humanitares.

Ndërkohë kujtojmë se Jolie është ndarë nga aktori i famshëm Brad Pitt, divorc i cili bëri bujë në të gjitha mediat e huaja.

Ndërsa për lidhjen e saj me fëmijët, duke folur ekskluzivisht për “Hello!” herët gjatë këtij viti, ajo është shprehur: “Janë miqtë e mi të ngushtë”. Ata e ndjekin kudo nënën e tyre, duke vizituar vende të ndryshme të botë gjatë udhëtimeve humanitare të Jolies.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al