Në vitin 2016 divorci i saj bëri bujë në mediat e huaja për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për aktoren Amber Heard e cila u nda nga Johny Depp.

Nga ky divorc 31-vjeçarja arriti që të fitonte 7 milionë dollarë. Mediat e huaja shkruajnë se ajo kishte premtuar se një pjesë të parave do ta dhuronte për bamirësi dhe e mbajti fjalën.
Amber Heard e ka ndarë pasurinë e saj me organizatat bamirëse “American Civil Liberties Union” dhe “Spitalin e fëmijëve CHLA”.

Amber dhe Johnny lëshuan një deklaratë të përbashkët pas arritjes së marrëveshjes për divorc në gusht të vitit 2016, në të cilën thuhej se aktorja do të japë donacione për bamirësi.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
