30 Janar, 2025

Aktorja e famshme dhe futbollisti i Kombëtares bëhen prindër për herë të parë! Mesfushori zbulon detajin e veçantë: Dhurata më e bukur e ditëlindjes


Aktorja e njohur Melisa Asli Pamuk dhe futbollisti i Kombëtares turke, Yusuf Yazici, të cilët u martuan në fshehtësi të vitit të kaluar, kanë marrë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të parë.

Me anë të një InstaStory, futbollisti ka treguar për fansat se bebi është djalë dhe se ata janë shumë të emocionuar.

I vogli e ka surprizuar çiftin ditën e lindjes së futbollistit dhe kjo e ka bërë më të veçantë këtë datë të shënuar.

“Dhurata më e mirë e ditëlindjes” ka shkruar Yusuf krahas fotos së publikuar ku shfaqet dora e  vogëlushit.

Lajmin se ishte në pritje të ëmbël, Melisa e dha në shtator të vitit 2024. Ajo publikoi në rrjetet sociale fotot ku dukej barku i saj i rrumbullakosur.

Aktorja dhe futbollisti i njohur turk janë prej kohësh në një marrëdhënie.

melisa pamuk3

Çifti i njohur u martuan në fshehtësi në Paris, kryeqytetin e Francës, muajt e fundit.

Ata e mbajtën të fshehtë celebrimin e dashurisë së tyre, ndërsa më vonë kanë publikuar pamje nga ceremonia e martesës në rrjetet sociale.

melisa pamuk4melisa pamuk5melisa pamuk6melisa pamuk7melisa pamuk9melisa pamuk10melisa pamuk11

© Panoramaplus.al