16 Janar, 2019

Aktorit të famshëm i vjedhin çantën, ai u bën apel hajdutëve: Më ktheni skenarin


Aktori i famshëm i “Hollywood”-it Hugh Grant ka denoncuar në rrjetet sociale vjedhjen e çantës së tij.

Të dielën ai bëri një postim në “Twitter”, ku bëri edhe një apel për ata që i kishin vjedhur çantën.

“Në rastin se dikush mund t’i njohë ata që thyen xhamin e makinës dhe kanë marrë çantën time, ju lutem, të paktën të më kthejnë skenarin.

Janë shumë javë me shënime dhe ide. Ndoshta dhe kartat e shëndetit të fëmijëve të mi”, shkruan Grant në “Twitter”.

Aktori nuk ka treguar ndonjë detaj për ngjarjen që i ka ndodhur, madje ai nuk ka zbuluar as se ku ka ndodhur vjedhja. Hugh vetëm kërkoi që t’i ktheheshin gjërat personale.

Postimi i tij mori komente nga më të ndryshme, ku disa ishin edhe ironike. Disa e këshillonin atë që të kërkojë në “eBay” për të gjetur sendet e tij.

“Në makinën tënde kanë ndodhur gjëra shumë të këqija”, i shkroi një tjetër duke iu referuar episodit të vitit 1995 kur u arrestua në Los Angeles me një prostitutë, me akuzën e akteve të pahijshme në vend publik.

© Panoramaplus.al