19 Gusht, 2025

Aktori vdiq nga mbidoza, “Mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë për vdekjen e Matthew Perry!


Një grua e quajtur “Mbretëresha e Ketaminës” ka pranuar të deklarohet fajtore për shitjen e drogës, që i dha fund jetës së aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry.

Matthew Perry

Jasveen Sangha, 42 vjeç, do të deklarohet fajtore për pesë akuza në Los Angeles, përfshirë një akuzë për shpërndarje të ketaminës që rezultoi në vdekje ose lëndime trupore, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Prokurorët gjetën dhjetëra shishe ketamine gjatë bastisjejes së banesës së saj.

Perry u gjet i vdekur në një xhakuzi në oborrin e shtëpisë së tij në Los Angeles në tetor 2023, dhe një ekzaminim zbuloi se vdekja e tij ishte shkaktuar nga efektet akute të ketaminës.

Sangha është një nga pesë personat, përfshirë mjekë dhe asistentin e aktorit, të cilët dyshohet se furnizuan aktorin me ketaminë, duke shfrytëzuar varësinë e tij nga droga për fitim dhe duke çuar në vdekjen e tij nga mbidoza.

Të akuzuarit janë: Dr. Salvador Plasencia dhe Dr. Mark Chavez, dy mjekë që shisnin ketaminë; Kenneth Iwamasa, i cili punonte si asistent i aktorit, dhe Eric Fleming, i cili i shiti Perryt ketaminën që e kishte marrë nga Sangha.

© Panoramaplus.al