Prej kohësh përflitet se aktori turk Baris Arduç, i njohur si Omeri te “Dashuri me qira”, është ndarë nga e dashura e tij Gupse Ozay, pikërisht në momentin kur pritej që çifti të martohej.

Një gjë e tillë është përfolur prej kohësh nga mediat turke, që herë pas herë thonë se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, por një gjë e tillë rezulton të jetë e pavërtetë.

Edhe pse çifti nuk publikon foto së bashku ato kanë një formë të veçantë për të treguar se janë bashkë dhe se asgjë nuk ka marrë fund. Dihet se Baris dhe Gupse janë shumë të dhënë pas kafshëve dhe në shtëpinë e tyre kanë 2 qen, të cilët ata i trajtojnë si pjesëtarë të familjes.

Po të shohim postimet e tyre në “Instagram”, të dy aktorët kanë postuar foto me 2 qentë dhe duket se janë duke pushuar së bashku.

Edhe pse Baris është paragjykuar gjithmonë për lidhjen e tij me aktoren turke, për faktin se ajo është më e madhe në moshë, ai i ka injoruar zërat dhe mediat duke vijuar i qetë jetën e tij.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
