10 Prill, 2018

Aktori turk djalë me fat, shihni se çfarë ka bërë Almeda për të (FOTO)


Një vit më parë, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman dhe ish-Missi shqiptar Almeda Abazi i dhanë fund beqarisë duke u martuar me një dasmë për të cilën folën mediat turke e shqiptare.

Pak kohë më parë qarkulloi një foto ku shihej Almeda duke qerasur me kafen vjehrrën e vjehrrin që i kishin ardhur për vizitë, duke na treguar kështu se modelja është një vajzë që i ndjek traditat.

Por mesa duket Tolgahani është me fat sepse Almeda gjithashtu gatuan shumë mirë, këtë e ka vërtetuar me anë të një videoje të postuar në “Instastorie” ku shkruan se po i përgatit Tolgahanit pjatën e tij të preferuar të cilën siç duket aktori e pëlqen nga duart e bashkëshortes.

“Sepse zemra ime e pëlqen”, është mbishkrimi që Almeda i ka lënë videos, duke etiketuar Tolgahanin i cili me siguri kur ka parë videon, mezi ka pritur të shkojë në shtëpi për të shijuar gatimin e përgatitur nga bashkëshortja.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al