29 Janar, 2018

Aktori shqiptar: Para martesës, kam fjetur me mamin sa i kam luajtur fenë


Aktori i njohur i “Apartamentit 2XL” Eglein Laknori, i njohur ndryshe si Egi ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol Shoferit” nga Rudina Dembacaj.

2 vite më parë ai u martua me Anën dhe Jul Deda i bëri një urim në Instagram, ku nder te tjera i shkruante: “Egi nuk do të flej më me mamin”.

Por dje, Rudina e ka pyetur nëse Egi ka fjetur me mamin dhe a e ka marrë malli të flejë me të.

“Kam fjetur i kam luajtur fenë dhe po të dua iki fle prap se një dhomë larg e kam, ose mund të marr të flejë me mua dhe Anën në mes”.- ka thënë aktori.

Rudina nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pyetur sërish, se me cilën fle më mirë me mamin apo me bashkëshorten dhe Egi sërish ka thënë duke qeshur:

“Me mamin nuk kam fjetur ndonjëherë nudo. Tek mami gjej ngrohtësi tek Ana dashuri”.

© Panoramaplus.al