31 Korrik, 2025

Aktori rrëfen arsyen pse u përjashtua nga Hollywoodi: Më kthyen shpinën sepse refuzova të puthja gra në ekran


Aktori Neil McDonagh, i njohur për rolet e tij në serialet si Band of Brothers, Yellowstone dhe Suits, ka deklaruar se është përballur me përjashtim nga Hollywoodi për shkak të një vendimi personal: refuzimin për të puthur gra në ekran.

Në një intervistë në podkastin “Nothing Left Unsaid”, 59-vjeçari tregoi se e kishte përfshirë këtë kufizim në kontratat e tij që në fillim të karrierës, edhe pse gruaja e tij, Rueve Robertson, nuk kishte kundërshtime. Sipas tij, vendimi u bazua në bindje personale dhe në përkushtimin ndaj martesës së tij.

“Kur nuk pranoja të puthja, dhe ata nuk e kuptonin, Hollywoodi më ktheu shpinën. Nuk më donin më. Nuk gjeja dot punë për dy vjet. Humba gjithçka, vetëbesimin, identitetin tim si aktor”, tha McDonagh.

Ai rrëfeu gjithashtu se për një kohë u përball me vështirësi emocionale dhe kërkonte strehim te alkooli, ndonëse asnjëherë nuk konsumonte gjatë xhirimeve. “Gruaja ime është e bukur. Asgjë nuk krahasohet me të”, shtoi ai me humor.

Puthja e tij e parë në ekran ndodhi vetëm vitet e fundit, në filmin The Last Rodeo, ku partneren e tij e luajti pikërisht gruaja e tij në jetën reale. McDonagh e quajti këtë eksperiencë një nga momentet më të veçanta të karrierës.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme, të jem protagonist, të drejtohem nga Jon Avnet dhe të puth gruan time në film”, u shpreh ai për Woman’s World.

© Panoramaplus.al