13 Tetor, 2020

Aktori po vuan ndarjen nga Demi Lovato, fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi për martesë


Pas ndarjes nga Max Ehrich, Demi Lovato ka vazhduar të ecë përpara, pa e kthyer më kokën.

Megjithatë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur për aktorin, i cili duket se po e vuan shumë fundin e fejesës me këngëtaren e famshme.

Ai është parë duke qarë gjatë fundjavës në vendin ku i propozoi Demi Lovatos.

Sipas mediave të huaja, Max Ehrich dukej i tronditur teksa qëndronte duke qarë në plazhin në Malibu, ku iu ul në gjunjë 28-vjeçares.

Nga ana tjetër, Demi Lovato ka qëndruar e heshtur dhe ka zgjedhur të mos reagojë pas ndarjes.

Një burim tha për People se “ajo po has probleme me Max pasi ai nuk e lë rehat”.

“Ai është përpjekur që të kontaktojë me miqtë dhe familjen e saj, por të gjithë i kanë bërë bllok. Demi Lovato ka kontaktuar me avokatët, që ta këshillojnë se çfarë të bëjë,”– tha burimi.

Çifti u ndanë në shtator, vetëm dy muaj pas fejesës. Aktori u shpreh se e mori vesh lajmin për ndarjen nga mediat, ndërsa Demi Lovato nuk i ka dhënë asnjë shpjegim.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al