18 Shtator, 2024

Aktori i telenovelës shqiptare “Njerëz dhe Fate” i jep fund martesës? Ja çfarë flitet se u bë shkak


Aktori i njohur Arben Derhemi thuhet se i ka dhënë fund martesës së tij me psikologen dhe moderatoren televizive e radiofonike, Iva Korumi.

Çifti ishin bashkë në një martesë disavjeçare. Në 2009 çifti solli në jetë edhe vajzën e vetme që gëzojnë së bashku, e cila quhet Darlin.

Sipas “Popart”, shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë këtë fakt dhe kështu dyshja ka marrë vendimin për tu ndarë nga njëri-tjetri, prej thuajse një viti.

Gjithashtu shihet se çifti nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Arbeni është një aktor mjaft i njohur për publikun, ai ka luajtur role të shumta por një ndër të cilat mbahet mend është roli i “Florit” ku ai e luan në serialin “Njerëz dhe Fate”.

Ndër të tjera aktori ka bërë të ditur së ky serial do të rikthehet së shpejti me seri të reja.

© Panoramaplus.al