Ai është një nga aktorët e spektaklit të njohur “Portokalli” dhe një ndër më të dashurit për publikun shqiptar, i cili ndonëse i ri në moshë arriti që me rolin e Kimikatit të bëhet shumë i njohur.

Bëhet fjalë për Olsi Bylykun, 20-vjeçarin që ka rrëfyer së fundmi se përpara se të bëhej i famshëm nuk e ka pasur aspak problem që të bënte punë të ndryshme.
Aktori i njohur ka qenë ditën e djeshme në emisionin ‘Adrenalina’ në Intv ku i pyetur nga gazetarja ka treguar se që në moshën 18 vjeçare ka punuar si kamerier, madje dhe në skela ku ka lyer mure.

Por më e çuditshmja që ka habitur dhe moderatoren ka qenë fakti që Olsi këto momente, por edhe momente të tjera që i kanë ndodhur në jetë, i ka stampuar në trupin e tij në formën e tatuazhit.

Ai u pyet se çfarë domethënie ka tatuazhi që mbanë në krahë dhe Olsi u përgjigj: “Kjo është historia ime deri tani, filmi i jetës. Kamera që po kap të gjitha fotografitë, që nga lindja. Skelat, kur kam punuar me lyerjet, kamerier, “Portokallia” dhe gjërat që do vazhdojnë, por kam edhe një në poshtë që lexon “mbaj mend fillimin”. /xing.al/
© Panoramaplus.al
