Aktori i njohur turk, Ozcan Denis, është divorcuar nga partnerja e tij, Feyza Aktan, dy vite më parë, pasi ajo e akuzoi për dhunë, privim lirie, fyerje dhe kërcënim.

Sipas mediave turke, hetimi mbi çështjen ka mbaruar dhe prokuroria ka ngritur një proces gjyqësor kundër Ozcan, sipas “Haberler”.

Në deklaratat e policisë shkruhet se Ockan Denis e ka tradhtuar Aktan në vitin 2018 me ish-të dashurën e tij, dhe pas kësaj ka pasuar edhe ushtrimi i dhunës ndaj Aktan.
Fejza tha se aktori e ka rrahur atë disa herë, dhe hera e parë që ndodhi ishte tre vjet më parë në shtëpinë e tyre në zonën e Sarrier. Ajo zbuloi gjithashtu një incident të dhunshëm që ndodhi ndërsa ishin në Gjermani, dhe sipas mediave turke, dadoja, një shoqe e përbashkët dhe motra e saj, dëshmuan kundër aktorit.

Ozcan tha se pretendimet e ish-gruas së tij nuk ishin të vërteta dhe nuk i pranon ato.

Hetimet për të kanë mbaruar dhe pritet dhënia e dënimit nga gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë burg.


