Aktori i njohur turk Necati Şaşmaz, i cili në vendin tonë njihet si Polat Alemdar në serialin “Lugina e Ujqërve”, i ka dhënë fund martesës së tij 7-vjeçare.
Mediat turke shkruajnë se Necati është ndarë nga bashkëshortja e tij, Nagehan Kasikci. Ndërkohë shkaku i ndarjes ende nuk dihet.

“CNN Turk” shkruan se lajmin për divorcin e çiftit të famshëm e ka bërë të ditur avokati i aktorit, i cili është shprehur se pavarësisht përpjekjeve të shumta për të shpëtuar martesën e tyre, nuk ja ka dalë.
“Meqenëse nuk ka një palë të tretë në mes, divorci ishte më i thjeshtë. Unë u përpoqa shumë që të shpëtoja martesën e tyre, por ishte e pamundur”, ka thënë avokati për mediat.

Në vitin 2012, Necati dhe Nagehan e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni private në Turqi.
Ndërkohë mediat turke aludojnë se një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorc çiftin, është diferenca e tyre prej 20-vitesh në moshë.
© Panoramaplus.al
