Kanë vetëm pak muaj që janë bërë prindër të një djali, por mesa duket martesa mes aktorit të njohur turk Ozcan Deniz dhe partneres së tij, Feyza Aktan, po shkon drejt fundit.

E gjeni dot se cili është shkaku? Mediat turke shkruajnë se Deniz po ndahet nga Aktan për shkak se kjo e fundit shpenzon shumë para.

Sipas “CNN Truk”, prej dy muajsh çifti është në krizë dhe po shkon drejt divorcit. Thuhet se partnerja 20 vite më e re se aktori, ka harxhuar shumë para kohët e fundit dhe Ozcanit i është dashur t’i mbyllë të gjitha llogaritë në emrin e saj.

Çifti nuk ka reaguar ende në lidhje me këto lajme, duke preferuar që të qëndrojë në heshtje. Ozcan Deniz është i njohur në vendin tonë për rolet e ndryshme në serialet turke si Kahramani te “E imja” dhe Faruk te Nusja nga Stambolli”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
