3 Mars, 2021

Aktori i njohur ndërron jetë në moshën 28-vjeçare! Po cili ishte shkaku?


Jahmil French, aktori i njohur për rolin si Dave Turner në serialin kanadez “Degrassi: The Next Generation”, ka ndërruar jetë, sipas agjentit të tij, Gabrielle Kachman.

Actors, clockwise from left, Luke Bilyk, Aislinn Paul, AlexSteeler, Melinda Shankar, Annie Clark, Jordan Todosey, Jahmil French and Munro Chambers from "Degrassi: The Next Generation," are shown at a screening event, Saturday, Feb. 18, 2012, at the Wellmont Theater in Montclair, N.J., for their show premiering Feb. 20, at 9 p.m. EST on TeenNick. (AP Photo/StarPix, Dave Allocca)

Ai ishte vetëm 28 vjeç, raporton “CNN”.

Me një zemër të rëndë unë konfirmoj vdekjen e një miku dhe klienti të dashur, Jahmil French,”- tha Kachman në një deklaratë. “Ai do të mbahet mend nga shumë njerëz për pasionin e tij për artet, përkushtimin e tij në profesion dhe personalitetin e tij të gjallë. Unë kërkoj që të mbani familjen dhe miqtë e tij në mendimet dhe lutjet tuaja në këtë kohë të vështirë.”

Asnjë detaj mbi shkakun e vdekjes nuk u bë i disponueshëm.

jahmil french (2)

Krijuesi i “Soundtrack”, Joshua Safran në Twitter i dha nderime yllit të ri, duke shkruar:

Unë mund të konfirmoj që miku im i mirë, bashkëpunëtori dhe gjithë frymëzimi im, Jahmil French, vdiq dje. Po postoj vetëm sepse e shoh që historia po del në dritë. Do të kem më shumë për të thënë më vonë. Tani për tani ne të gjithë jemi duke u mësuar me këtë lajm shkatërrues.

jahmil french (1)

Stefan Brogren, një aktor, producent dhe regjisor kanadez, i cili ishte një anëtar i kastit të “Degrassi”, e vlerësoi aktorin për performancën e tij në shfaqje.

Ai e interpretoi Dejv me kaq ndjeshmëri dhe mund të më bënte të qeshja kaq lehtë”, shkroi Brogren. “Ishte një kënaqësi të punoja me të dhe do të na mungojë. Kjo është një humbje e vërtetë.

© Panoramaplus.al