12 Janar, 2021

Aktori i njohur konfirmon ndarjen nga i dashuri pas më shumë se 1 viti lidhje


Aktori i njohur, Luke Evans ka konfirmuar ndarjen nga i dashuri i tij, Rafael Olarra.

Aktori i “The Beauty and the Beast” u përfol se i dha fund marrëdhënies me Rafael tetorin e kaluar, pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagram.

Dhe në një intervistë së fundmi, 41 vjeçari tregoi se është beqar, duke thënë: “Ishte çfarë ishte”.

Çifti filluan të takoheshin në verën e vitit 2019 dhe e bënë lidhjen e tyre zyrtare në mediat sociale shkurtin e 2020.

Evans zakonisht i ka mbajtur private detajet e jetës personale.

Megjithatë, në fillim të karrierës, ai foli hapur për seksualitetin e tij.

“Të gjithë më njihnin si homoseksual dhe gjatë jetesës sime në Londër nuk u përpoqa kurrë ta fsheh,”- tha Evans në vitin 2002.

Më pas shtoi: “E dija që do të më duhej të bëja intervista me revista për homoseksualët. E dija që kjo do të ndodhte. Kështu që, mendova, ‘Epo, do të duhet të jem e hapur. Ky jam unë dhe nëse njerëzve nuk u pëlqen është puna e tyre. Kurrë nuk kam qenë një gënjeshtar i mirë.”

Vite më vonë, Evans tha s nuk besonte se jeta e tij e dashurisë duhet të ndikonte në karrierën si aktor.

“Talenti, suksesi, ajo që bën në jetën tënde personale, asnjëri nuk duhet të ketë efekt mbi tjetrin,”- tha ai në 2017. “Nuk mendoj se do të isha në këtë biznes nëse do të ndieja që nuk isha i punësuar për shkak të asaj që jam në jetën time personale.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al