28 Nëntor, 2020

Aktori i njohur i humorit martohet me të dashurën shtatzënë nëpërmjet një ceremonie që u mbajt në majë të shkëmbit


Nick Kroll dhe partnerja e tij, Lily Kwong, njoftuan të enjten se ishin martuar një javë më parë.

nick kroll (5)

Aktori dhe komediani 42-vjeçar ndau lajmin e bukur në llogarinë e tij në Instagram me një foto të të dyve që martohen buzë detit, raporton “Daily Mail”.

Lily ndau një kopje të fotos në Instagramin e saj dhe zbuloi se ishin martuar më 19 nëntor.

nick kroll (9)

Asnjëri nuk specifikoi vendndodhjen, por ata duket se ishin martuar në një shkëmb të mrekullueshëm me pamje nga deti poshtë.

Nick kishte veshur një kostum klasik të zi për ceremoninë, ndërsa Lily kishte veshur një fustan të bardhë me një vello të gjatë, të derdhur, ndërsa flokët i kishte lidhur topuz.

nick kroll (7)

Të dy u kapën për dore dhe vështruan në sytë e njëri-tjetrit gjatë realizimit të fotos.

Nick mori shumë urime nga miqtë dhe shokët e tij rit në postimin që bëri.

nick kroll (4)

Më 16 tetor, Lily njoftoi se ajo dhe Nick ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, kur ajo ndau një foto mahnitëse të saj në plazh, me të cilën tregonte barkun e rrumbullakosur.

nick kroll (2)

Para martesës me Lily, Nick ishte i martuar me aktoren e humorit, Amy Poehler.

nick kroll (3)

Në atë kohë, një burim i afërt me Amy i tha “Us Weekly” se dy aktorët e humorit u ndanë, sepse oraret e tyre të punës i mbanin larg shumë shpesh.

nick kroll (10)

© Panoramaplus.al