John Legend është i lirë të shijojë gatimet në shtëpi të bashkëshortes së tij, Chrissy Teigen, tani që ka rënë presioni ndaj tij për të ruajtur titullin “Mashkulli më seksi”.
Pasi revista “People” emëroi aktorin e “Black Panther”, Michael B. Jordan si mbajtësin e ri të këtij titulli, këngëtari bëri një reagim epik në Twitter.
“Urime vëllait tim Michael B! Dhe faleminderit! Tani mund të vazhdojë të shtojë peshë i qetë nga karantina, pa presionin e një titulli për të mbajtur,”– shkroi John Legend.
Pak ditë më parë “People” i dha aktorit të famshëm titullin e “Mashkullit më seksi”.
Jordan bëri historinë si mashkulli i tretë me ngjyrë që nderohet me këtë titull për të tretin vit radhazi, pas Legend në 2019 dhe Idris Elbas në 2018.
Ai tha për People se nuk mendonte se do të emërohej ndonjëherë si “Mashkulli më seksi”.
“Të gjithë bënin shaka me mua, më thoshin “Mike, ti s’do e marrësh ndoshta asnjëherë këtë titull. Por është mirë të pjesë e kësaj,”- u shpreh aktori.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al


