1 Qershor, 2018

Aktori i mirënjohur arrin të diplomohet pas 30-vitesh (Foto)


Aktori shumë i dashur, Vin Diesel ka arritur të diplomohet pas 30 viteve. Diesel është një nga protagonistët e filmit të njohur nga e gjithë bota, “Fast and Furious”, ai arriti të diplomohej në universitetin “Hunter” të New York-ut ditën e mërkurë.

Vin Diesel iu rikthye universitetit pas 30-vitesh. Ishte vetëm 20 vjeç kur braktisi studimet, por mesa duket aktorit i kishte mbetur peng fakti se nuk e përfundoi universitetin.

Sot 50 vjeç, Vin Diesel është Prof.Dr. i Letërsisë Angleze. Ky ka qenë një mesazh mjaft i rëndësishëm nga aktori për të gjithë ata që nuk kanë arritur të përfundojnë studimet, ashtu si Diesel asnjëherë nuk është vonë për t’ju rikthyer universitetit.

Panorama Plus  

© Panoramaplus.al