10 Janar, 2026

Aktori i filmit të famshëm “Home Alone” nën hetim nga policia, dyshohet për lidhje me pr*stitucionin


Daniel Stern, aktori 67-vjeçar i njohur për rolin e tij në filmin klasik të Krishtlindjeve Home Alone, është gjobitur nga policia pas një incidenti të dyshuar lidhur me prostitucionin.

Sipas autoriteteve të Qarkut Ventura, Stern u thirr nga policia më 10 dhjetor në një hotel në Camarillo, Kaliforni, ku dyshohet se u përpoq të punësonte një eskortë të paguar.

Rasti nuk çoi në arrestim, pasi aktori u gjobit dhe nuk u ngritën akuza të tjera. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se nuk ekzistojnë foto arrestimi dhe se nuk u ndalua formalisht.

Incidenti ndodhi gjatë sezonit të Krishtlindjeve, kohë kur filmat Home Alone, në të cilët Stern interpretoi si një nga hajdutët, shënojnë shikueshmëri të lartë në televizion dhe në internet.

Derisa mediat amerikane kanë kërkuar një koment, përfaqësuesit e Daniel Stern nuk kanë bërë ende deklarata publike lidhur me këtë çështje.

© Panoramaplus.al