3 Tetor, 2018

Aktori i famshëm thyen heshtjen pas “martesës së dështuar”: Nuk jam njeri i dhunshëm


Aktori i famshëm Johnny Depp ka mohuar të jetë i dhunshëm. Ai është shprehur se historia me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard e ka kthyer nga “Hirushe në Kuazimodo”.

Johnny Depp ka dhënë për herë të parë një intervistë rreth martesës së dështuar. Për revistën “GQ” ai ka thënë se 3 vitet e fundit kanë qenë për të si një “situatë perverse” që iu imponua.

“E ndjeja që njerëzit më shikonin ndryshe pasi ajo tha se e kisha dhunuar, gjë të cilën nuk e kam bërë”, tha Depp.

Aktori me famë botërore theksoi se të fuqishmit e “Hollywood”-it po mundohen që “t’i mbyllin gojën” dhe shtoi se është gati që të lërë aktrimin nëse ajo që ai e quan konspiracion ndaj tij do të vazhdojë.

“E vërteta do të dalë në shesh dhe reputacioni im do të vihet në vend”, tha i bindur Johnny Depp.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al