Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Tom Cruise ka gjashtë vite që nuk e ka takuar të bijën Suri, sipas një raporti të ri në “UsWeekly”.

Duke cituar një burim anonin, revista shkruan se aktorit i lejohet që të takojë 12-vjeçare 10 ditë në një muaj, por kjo nuk ndodh pasi ajo nuk është e besimit “Scientology”.
Cruise u nda nga bashkëshortja e tij e tretë, aktoren e famshme Katie Holmes në vitin 2012, pas gjashtë vitesh martesë. Pas divorcit, vajza u la nën kujdesin e së ëmës.
Tom nuk është fotografuar me të bijën që në vitin 2013, ka theksuar revista në shkrimin e saj.

Ai ka qenë i përkushtuar në besimin e tij për dekada, që në momentin që u njoh me këtë organizatë nga bashkëshortja e tij e parë, Mimi Rogers. Pas divorcit të Tom me të në vitin 1990, ai u martua me aktoren e njohur Nicole Kidman.
Çifti adoptoi dy fëmijë, djalin Connor dhe vajzën Isabella. Kur u ndanë në vitin 2001, fëmijët qëndruan me babanë dhe vazhduan të rriteshin me besimin në “Scientology”.

“Katie Holmes dhe Nicole Kidman që pas ndarjes me Tom kanë nisur jetën e tyre jashtë kishës”, ka thënë për “UsWeekly” kritiku i “Scientology”, Tony Ortega.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
