Për shumë prej jush ai mund të jetë fytyra simpatike që luan në filmat tuaj të preferuar, por imazhi i tij së fundmi jo vetëm po përflitet së shumti, por edhe po kritikohet. Bëhet fjalë pikërisht për
aktorin Ryan Phillipe, i cili ka përfunduar në gjyq pasi është akuzuar nga ish e dashura për dhunë në familje dhe si konsumues droge.

Modelja Elsie Hewitt ka rrëfyer se aktori e ka dhunuar duke e hedhur nga shkallët dhe se ai është përdorues i drograve .

Megjithatë burime pranë Dailymail shkruajnë se ka qenë modelja ajo, e cila ka nxitur e para incidentin pasi ka sulmuar fizikisht aktorin.

Ajo është shprehur se po kërkon një dëmshpërblim prej 1 milionë dollarësh për dëmin e shkaktuar , fizik dhe emocional.
© Panoramaplus.al
