Ylli i “Friends”, Matthew Perry është fejuar. Aktori i njohur i propozoi për martesë të dashurës së tij prej shumë kohësh, Molly Hurwitz dhe ajo tha “Po!”
“Vendosa të fejohem,”- tha 51-vjeçari për revistën “People”.
Ndërsa shtoi: “Pata fatin që të takoja gruan më të mrekullueshme në planet.”
Në fillim të këtij viti, 29-vjeçarja Hurwitz i kushtoi disa fjalë të ëmbla aktorit në Ditën e Shën Valentinit.
“Gëzuar Shën Valentinit, të preferuarit tim,”- shkroi ajo.
Çifti nisën lidhjen në fillim të vitit 2018.





