2 Mars, 2022

Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu, miku i Putinit, denoncon “Luftën vëllavrasëse”


Gjatë dekadës së fundit, aktori francez Gérard Depardieu ka qenë një nga personazhet e famshëm perëndimor më të afërt me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Në vitin 2013, ylli i kinemasë u bë shtetas rus për të shmangur taksat në Francë. Në një letër drejtuar televizionit shtetëror rus në atë kohë, Depardieu tha: “Unë e dua shumë presidentin tuaj, Vladimir Putin, dhe kjo është e ndërsjellë”. Putin i dha Depardieu nënshtetësinë ruse në një darkë speciale atë vit.

Ndërsa tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës po rriteshin muajin e kaluar, Depardieu madje u shfaq në një televizion francez duke thënë: “Lëreni Vladimirin të qetë”.

Por tanimë, Depardieu ka ndërmarrë një hap befasues drejt prishjes së asaj miqësie të dashur pasi aktori denoncoi luftën në Ukrainë në një intervistë me “Agence France-Presse”. “Rusia dhe Ukraina kanë qenë gjithmonë vende vëllezër”, tha Depardieu. “Unë jam kundër kësaj lufte vëllavrasëse”, shtoi ai. “Unë them: “Lini armët dhe negocioni.”

I njohur për filmat e viteve 1990, duke përfshirë “Cyrano de Bergerac” dhe “Green Card”, Depardieu postoi më vonë një pjesë të deklaratës së tij në Instagram.

File:Gérard Depardieu and Vladimir Putin, Sochi, Russia, 2013-01-06 2.jpeg  - Wikimedia Commons

Komentet e Depardieu ka gjasa të mos ndryshojnë pikëpamjet e shumë ukrainasve për aktorin. Në vitin 2015, qeveria ukrainase e përfshiu Depardieu në një listë figurash kulturore që përbënin kërcënim për sigurinë e vendit. Mediat ukrainase e lidhën vendimin me komentet që Depardieu kishte bërë duke vënë në dyshim pavarësinë e Ukrainës. Në vitin 2014, në festivalin e filmit Baltic Pearl në Letoni, Depardieu u tha gazetarëve se ai e donte Rusinë dhe “Ukrainën, e cila është pjesë e Rusisë”.

Vitet e fundit, Depardieu ka qenë në kryefjalë në media për disa polemika përveç lidhjeve të tij me Rusinë. Në vitin 2018, ishte në hetim pas akuzave për përdhunim, por çështja u pushua një vit më pas për shkak të mungesës së provave.

Gérard Depardieu praises Vladimir Putin and attacks Russian opposition | Vladimir  Putin | The Guardian

© Panoramaplus.al