29 Shtator, 2020

Aktori i famshëm bëhet baba, i vendos djalit emrin e vëllait të ndjerë. Vdiq nga mbidoza e drogës në moshën 23-vjeçare


Aktorët Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Ata u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin “River”.

Dhe emri i foshnjës ka një kuptim të veçantë për aktorin. Joaquin Phoenix i vendosi fëmijës së tij të parë emrin e të vëllait, River Phoenix, që vdiq nga mbidoza e drogës në 1993 në moshën 23 vjeçare.

Lajmi u zbulua nga regjisori filmave Viktor Kossakovsky gjatë Festivali të Filmit në Zvicër.

“Phoenix sapo mirëpriti në jetë fëmijën e tij. Një djalë i bukur i quajtur River,”- u shpreh regjisori Kossakovsky.

Joaquin Phoenix dhe motra e tyre Rain Phoenix, ishin me River kur ai ndërroi jetë.

Familja ka folur rrallë për vdekjen e River publikisht.

“River ishte një aktor dhe yll filmi,”- tha Joaquin për të vëllain, në një intervistë të rrallë në “60 Minutes” në fillim të këtij viti. “Mendoj se të gjithë e kemi ndjerë praninë dhe udhëzimin e tij në jetën tonë në mënyra të ndryshme.”

Nëna e aktorit, Heart dhe njerku i tij Jeffrey drejtojnë një organizatë jofitimprurëse në nder të River, që e kanë quajtur The River Phoenix Center for Peacebuilding.

Ndërsa Rain Phoenix ka publikuar një album kushtuar vëllait të saj të quajtur “River”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al