Jo të gjithë kanë fatin e mirë që të takojnë e të bëjnë foto me Mel Gibson. Ai gjithmonë mbetet në krye të listës si një ndër personazhet më tërheqës dhe më të pushtetshëm të skenës së madhe.

Të gjithë e kanë parë dhe e adhurojnë si aktor pa e ditur se prapa skenave dhe të gjitha trukeve qëndron përsëri ai, në drejtimin e filmave që thyen ekranin botëror.
Me një jetë dedikuar filmave, që nga viti 1977, Mel Gibson është një nga aktorët, producentët dhe regjisorët më të njohur në botë.

Mirëpo boksieri i njohur shqiptar Kristian Prenga ka patur fatin të shkrepë një fotografi krah për krah me të dhe këtë foto e postuar Bes Kallaku në “Instastorie”.
Me titullin kampion të Kristit përpara dhe të dy të kollarisur, ata duken mjaft mirë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
