21 Shtator, 2017

Aktori famshëm ia del, fiton betejën me kancerin në prostatë


Aktori i njohur, Ben Stiller është i lumtur që e ka mundur kancerin e prostatës.

51-vjeçari ka thënë se ai tanimë e tre vjet nuk përballet më me këtë sëmundje që ka marrë me qindra mijëra jetë nëpër botë.

Stiller ka treguar po ashtu se ishte diagnostifikuar me kancer të prostatës në moshën 48-vjeçare

“Ishte diçka e befasishme për mua, nuk e kisha as idenë”, ka rrëfyer aktori.

 

“Nëse nuk do të bëja këto testime që kam filluar t’i bëj qysh në moshën 46-vjeçare, akoma nuk do ta dija se kam kancer”, ka thënë ai.

 

Aktori ka treguar po ashtu se ai është i lumtur që ka ndarë me fansat e tij diagnozën e tij e për më tepër që testimi i zakonshëm që ai ka bërë i ka shpëtuar jetën.

© Panoramaplus.al