23 Mars, 2021

Aktori famshëm humbi dy fëmijë nga mbidoza e drogës, del autopsia e 28-vjeçarit: Vdiq nga përzierja e alkoolit, kokainës dhe fentanilit


Bobby Brown Jr vdiq nga mbidoza e drogës. Sipas një raporti mjekoligjor, djali i aktorit të njohur, Bobby Brown ndërroi jetë nga përzierja e alkoolit, kokainës dhe fentanilit, një lloj droge e fuqishme.

28-vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Los Angeles më 18 nëntor të vitit të kaluar.

Ishte e dashura e të riut që zbuloi trupin e pajetë dhe njoftoi menjëherë mjekët, por Bobby Brown Jr u shpall i vdekur në vendngjarje.

Një natë para vdekjes së tij, ai kishte konsumuar tekila, kokainë dhe kishte pirë një ilaçin kundër dhimbjeve, tha një dëshmitar për policinë.

28-vjeçari ishte një nga dy fëmijët Bobby Brown që erdhën në jetë nga lidhja 11-vjeçare e aktorit me Kim Ward, marrëdhënie që përfundoi në 1991.

Vdekja e të riut erdhi tetë vjet pasi njerka e tij Whitney Houston u mbyt aksidentalisht në një banjë dhe pesë vjet pasi motra e tij 22-vjeçare Bobbi Kristina vdiq në rrethana të ngjashme.

Nëntorin e kaluar, Bobby Brown tha se vdekja e djalit të tij e kishte “shkatërruar”, duke shtuar: “Nuk kam fjalë për të shpjeguar dhimbjen”.

 

© Panoramaplus.al