8 Qershor, 2018

Aktori 47-vjeçar gjendet i vdekur në apartamentin e tij


Ylli i “Fair City”, Alan O’Neill ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i aktorit, Grey Meyer, pas lajmeve se ai është gjetur i pajetë në apartamentin e tij në Los Angeles, të mërkurën.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur akoma, por raportohet se O’Neill vuante nga problemet e zemrës.

Ndërkohë policia është ende në pritje të përfundimit të autopsisë për të dhënë deklaratën përfundimtare.

I njohur në Irlandë për rolin si Keith McGrath në “Fair City” e më pa si Hugh te “Sons of Anarchy”, ai nisi të debutonte nëpër filma në vitin 1997.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al