Siç e dini, këto kohë ka një debat të madh për fatin e godinës së Teatrit Kombëtar. Në këtë debat janë të përfshirë të gjithë aktorët, të cilët e konsiderojnë Teatrin si shtëpinë e tyre dhe si një tempull të artit. Shumica kanë kundërshtuar me forcë vendimin e qeverisë për ta prishur godinën ekzistuese, e cila, edhe pse në kushte jo të mira, mbart një histori. Ata janë të mendimit se godina ekzistuese duhet të rikonstruktohet në mënyrë që të mos i prishet origjinaliteti. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka qëndruar në të tijën, duke thënë se ajo godinë do prishet dhe në vend të saj do të ndërtohet një godinë tërësisht e re, me arkitekturë moderne.

Tensioni mes artistëve është shtuar, pasi është parë këmbëngulja e qeverisë për këtë projekt. Në këto kushte, aktorëve iu duhet të merren me shfaqjet e tyre, por edhe me këtë problem. Pak ditë më parë, paparazzi ynë kapi në një foto aktorët në një bar, teksa diskutonin mbi këtë problem. Mesa duket, nuk do të jetë e lehtë për Kryeministrin që të bindë aktorët për idenë e shembjes së Teatrit, me të cilën ata kanë jo vetëm lidhje profesionale, por edhe shpirtërore.
PANORAMA PLUS

