Ermal Laze është një nga punonjësit e Teatrit Kombëtar, per te cilin shume persona qe e njohin, miq, kolege dhe artiste, po luten per shendetin e tij, pasi ai ka pësuar krejt papritur ishemi.

“Ermali punonjes i Teatrit Kombëtar sot pësoi nje ishemi. Le të lutemi që ky njeri i mrekullueshëm të jetë përsëri mes nesh. Teatri të pret”, shkruan ne rrjetet sociale Arben Derhemi.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
“Ermali, një nga heronjtë e heshtur të passkenës së Teatrit Kombëtar, që pergatisin çdo gjë për skenen, aktorët dhe regjinë, po lufton me vdekjen, pas një hemorragjie cerebrale.
Nëse asnjëherë nuk i duartrokasim punetorët e skenës sot ftoj që të lutemi për të që jeta të triumfojë!
Mendojmë fort për ty Ermal Laze”, shkruan ministrja Kumbaro!



