25 Shtator, 2018

Aksidentohet regjisorja Vera Grabocka


Regjisorja e njohur Vera Grabocka ka pësuar një aksident. Sipas informacioneve ajo ka qenë duke bërë vrap dhe ka ndrydhur kaviljen.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, por mbrëmjen e djeshme regjisorja ka qenë në transmetim në spektaklin “Dance with me”.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore është normalizuar dhe  nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin.

© Panoramaplus.al