8 Tetor, 2020

Aksidentohet djali i William Levit, aktori flet për gjendjen e 14-vjeçarit pas operacionit


Djali i aktorit të famshëm William Levit, Christopher është aksidentuar në fushën e golfit.

Raportohet se makina me të cilën po lëvizte 14-vjeçari është aksidentuar dhe ai ka pësuar lëndime.

Mediat spanjolle shkruajnë se djali i madh William Levit iu është nënshtruar operacionit dhe po bëhet mirë.

“Faleminderit të gjithëve, që pa na njohur neve, u lutët për djalin tim,”– shkroi aktori. “Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopher dhe fëmijët e tjerë. Ne e dimë që Zoti ishte atje me ta.”

Gjithashtu edhe aktorja Elizabeth Gutiérre, bëri në rrjetet sociale të njëjtën deklaratë si bashkëshorti i saj.

Çifti janë prindër edhe të një vajze 10-vjeçare, Kailey.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al