3 Nëntor, 2020

“Aksident me përplasje të rëndë”- Do bëhet nënë për herë të dytë, këngëtarja shqiptare zbulon gjininë e bebit dhe tregon a e kishte planifikuar shtatzëninë


Këngëtarja e njohur, Gjira Kajtazi zbuloi në muajin qershor se ishte në pritje të fëmijës së dytë, gati një vit pasi u bë nënë.

Dhe në një mini-intervistë me ndjekësit këngëtarja ka treguar detaje të reja nga shtatzënia, duke rrëfyer se nuk ishte e planifikuar.

“E planifikove shtatzëninë e dytë apo aksidentalisht?”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Ka qenë një aksident me përplasje shumë të rëndë,”– iu përgjigj këngëtarja.

Ndërsa një tjetër fans e pyeti nëse ishte gëzuar apo jo kur zbuloi se do bëhej nënë për herë të dytë.

Gjira Kajtazi vendosi të mos komentojë, por thjesht të publikojë imazhin e një gruaje të acaruar.

Këngëtarja tregoi gjininë e fëmijës, duke thënë se është në pritje të një vajze që do vijë në jetë në fund të muajit janar por ende nuk ka vendosur për emrin.

“Kemi menduar një emër që ditën kur morën vesh se ishte vajzë, por jam ende duke kërkuar për opsione të reja. Data e lindjes është në fund të janarit,”– shkroi ajo, teksa shoqëroi postimin me ekon e foshnjës.

Ndërsa tregoi edhe dallimin që ka pasur gjatë periudhës së kaq qenë shtatzënë me djalin dhe tani që është me vajzën.

“Jam shumë nevrike, ishalla nuk më del vajza e nevrike se djalin e kam të urtë,”- u shpreh Gjira Kajtazi.

Këngëtarja është edhe nënë e një djali të quajtur Maël, i cili festoi 1 vjetorin e lindjes më 3 maj.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al