11 Shkurt, 2025

Aksident ajor/ Përplasen avionët privat të artistëve të njohur, vdes piloti! Gruaja e këngëtarit në gjendje kritike për jetën (FOTO+VIDEO)


Një aksident ajror ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Arizonë, ku dy avionë privat janë përplasur në pistë duke lënë një person të vdekur dhe tre të plagosur.

Sipas mediave të huaja, njëri nga avionet i përkiste këngëtarit të Motley Crue Vince Neil, dhe tjetri, aktorit Vince Vaugh.

Video-t që po qarkullojnë në mediat sociale kanë kapur momentin kur avioni i Vince rrëshqet nga pista dhe përplaset me avionin e parkuar, në pronësi të Vaughnt.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Scottsdale, Dave Folio, konfirmoi se një person kishte vdekur, teksa shtoi se ekipi i shpëtimtarëve po punonin ende për të çliruar një person nga rrënojat.

Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë janë dërguar në spital.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) tha se Vince Neil nuk ishte në bordin e avionit të tij në momentin e rrëzimit, por partnerja e tij, Raine Andreani, ishte në mesin e të plagosurve dhe u dërgua në spital.

Sipas burimeve për TMZ, Raine Andreani, si dhe shoqja e saj Ashley, i mbijetuan përplasjes dhe u dërguan me urgjencë nën kujdesin mjekësor. Raine ka pësuar thyerje të pesë brinjëve.

Grupi konfirmoi vdekjen e pilotit përmes një deklarate në Twitter, duke theksuar se ata do të kontribuojnë në mbështetjen e familjes së tij.

 “Sot, një avion privat në pronësi të Vince Neil u përfshi në një aksident afër Scottsdale, Arizona. Piloti humbi jetën tragjikisht, ndërsa bashkë-piloti dhe pasagjerët e tjerë u transportuan në spitalet lokale,” thuhet në deklaratë.

Diku tjetër, është shkruar se:

“Vince nuk ishte në aeroplan. Partnerja e tij dhe shoqja e saj kanë mbetur të plagosura, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Ndërsa detajet vazhdojnë të nxirren në dritë, ne jemi duke menduar për familjen e pilotit që humbi jetën dhe të plagosurit”.

Njëkohësisht ai bëri të ditur se së shpejti do të gjendet një mënyrë për të mbështetur familjen e pilotit të ndjerë.

FAA ka nisur një hetim për rrethanat e tragjedisë, ndërsa operacionet në aeroportin Scottsdale janë pezulluar përkohësisht. Ky aksident i shtohet një zinxhiri shqetësues tragjedish të aviacionit që kanë ngritur pikëpyetje për sigurinë e udhëtimit ajror në Shtetet e Bashkuara.

Pak ditë më pare, më 30 janar, një tragjedi ajrore tronditi Uashingtonin, kur një avion pasagjerësh u përplas me një helikopter ushtarak, ku humbën jetën 67 persona. Disa ditë më vonë, më 1 shkurt, një aeroplan transporti mjekësor u rrëzua në Filadelfia, duke rezultuar në shtatë viktima, përfshirë gjashtë në bord dhe një në tokë. Për më tepër, të premten e kaluar, dhjetë persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël pasagjerësh u rrëzua në Alaskë, shkruan protothema.gr.

 

© Panoramaplus.al