9 Mars, 2018

Ajsi tregon “kriteret” që duhet të kesh për ta takuar: Dy veshka, mik të përbashkët dhe…


Aktorja e re dhe simpatike Ajsi Xhaxhaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke promovuar punët e saj artistike por edhe duke ndarë me fansat e saj edhe ngjarje nga përditshmëria.

Mbrëmjen e djeshme ajo kishte shpërndarë në Instastory një postim ku tregonte një mesazh që i kishte ardhur në llogarinë e saj.

“Sa veshka duhet me pas me t’ftu ty për kafe?”, i shkruan dikush.

“Cuna dhe goca, që të shihemi bashkë në kafe duhet të keni dy veshka ose edhe një funksionale, gjithashtu një mik të përbashkët, plus një arsye të fortë, shumëzoje me dëshirën time, dheee bac u kry takimi”, ka shkruar ajo me humor.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al