5 Qershor, 2018

Ajola Xoxa shfaqet për herë të parë pasi dha lajmin e shtatzënisë, ja si duket


Në ditën e fëmijëve, pikërisht me 1 qershor, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Në foton e publikuar në “Instagram” ku shfaqej së bashku me Erionin, Ajola shkruante: “3 zemra rrahin”.

Por pas kësaj fotoje, ajo ka postuar sot një tjetër ku shihet e veshur me të bardha dhe i ka rënë nuri i shtatzënisë.

E sigurisht që komentet kanë qenë shumë pozitive, ku e kanë cilësuar edhe si engjëll.

Ndërkohë ajo ende nuk e ka bërë të ditur se sa muajshe shtatzënë, por thuhet se do të lindë në vjeshtë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al