6 Tetor, 2020

“Ajo mban akoma mbiemrin tim”- Keisi i vërteton të kundërtën Stresit, publikon foton ku …


Në një intervistë mbrëmjen e së hënës, Stresi deklaroi se Kejsi është shumë e shtrenjtë për të pasi ajo mban akoma mbiemrin e tij.

Por ish-bashkëshortja e reperit i ka vërtetuar të kundërtën atij, teksa publikoi një foto të bexhit të punës ku tregoi se mban mbiemrin e saj.

“Bexhi më i ëmbël i ndërtesës,”– shkroi ajo krahas fotos, ndërsa në bexh lexohet: “Keisi Bezhani”.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimend Lushaj, I ftuar në emisionin “Nin” u shpreh: “Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma, nuk është e lehtë. Mundësitë për një rikthim nuk mund të flas. Unë po eci para, se është dicka ose vjen, ose s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht.”

Ndërsa foli për arsyet e ndarjes, Stresi u shpreh se gjithçka ndodhi si pasojë e një keqkuptimi.

Ai tha se pas një emisioni në Prishtinë, shkoi së bashku me 30 djem të tjerë në hotel. Por sipas Stresit, miqtë e tij kishin ftuar femra në hotel dhe këtë informacion e kishte dëgjuar Kejsi.

Teksa theksoi se nuk e ka tradhtuar atë natë, reperi tha se Kejsit ia kishin thënë historinë ndryshe dhe ajo “mezi kishte pritur dhe mori avionin e iku”.

“Në atë kohë kam qenë i martuar me Kejsin. U ribashkuam dhe u ndamë. Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ardhur, ka ndenjur aty non stop më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës dhe t’i rrish dikujt në krahë. Pas daljes, ishte një keqkuptim i madh.

Pasi dola kisha nevojë të rikuperohesha, u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata që erdha në Prishtinë në një emision që bënte një shoku im, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel kemi qenë rreth 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë.

Unë nuk ka pas punë me asnjë njeri, nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e vet dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh mes meje dhe Kejsit. Asaj i kanë thënë se unë kam qenë ndryshe, që nuk është e vërtetë 100% dhe si duket me zor ka prit, i ka hyp avionin dhe iku,”– u shpreh Stresi, i ftuar në emisionin “Nin”.

Ai zbuloi se familja e tij nuk mban më kontakte me Keisin, pas një deklarate të bërë nga ish-bashkëshortja në rrjetet sociale.

Duke mos treguar se për çfarë deklarate bëhej fjalë, Stresi tha se Keisi u tregua e nxitua.

“Jo nuk kanë kontakte, normalisht nuk kanë. Ajo është nxitur ka bërë një deklaratë që nuk i shkonte. Jam unë, ke fjetur me mua, ke ndenjur me mua në gji, ke ngrënë me mua, jam unë, nuk është ai, nuk mundesh të nxitohesh dhe të bësh një deklaratë. Femrat kur marrin inat ta kujtojnë prej ditës së parë. Jam shumë mirë në jetë time aktualisht,”– tha reperi, teksa u shpreh se kjo është hera e fundit që flet në intervista për marrëdhënien e tij me Keisin.

/Panoramaplus.al

  

© Panoramaplus.al