Ditën e sotme, mbesa e aktorit të humorit, Julian Dedës, feston ditëlindjen.

Shpesh, Juli e ka treguar se familja është pika e tij e dobët dhe këtë rast nuk mund ta kalonte pa një dedikim të ëmbël.
Prandaj, aktori ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të mbesës, krah së cilës shkruan edhe urimin e bukur.

“Ajo më thërret Xhaxha Luli, unë e thërras Ema xhaxha. Ajo më do shumë, unë e dua edhe më shumë. Ajo ka ditëlindjen, unë kam gëzim.
U bëfsh edhe 100 vjeçe mbesa ime, shoqja ime, zemra ime. Zoti të bekoftë moj Ema Deda! Të du fort”,- shkroi Juli.

Duket se edhe mbesa i ka trashëguar sytë e bukur me ngjyrë të xhaxhait të saj, të cilat i ka kombinuar edhe me fustanin blu në foto.
© Panoramaplus.al
