Që nga ndarja e saj nga Gerard Pique, Shakira nuk ka reshtur së qenuri në titujt kryesorë në median rozë. Qoftë për këngët kushtuar ish-partnerit të saj apo për “romancat” e saj me Tom Cruise dhe Lewis Hamilton.

Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton është emri me të cilin artistja është parë më së shumti muajt e fundit, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar deri më tani nëse raporti mes tyre është më shumë se një miqësi.
“Unë do të jem e sinqertë: ky njeri kërkon të ketë një fëmijë. Nuk e di nëse Shakira e pëlqen. Ka diçka të këndshme mes tyre si miqësi, nuk shoh shumë në të ardhmen,”- ka treguar një burim pranë dyshes.
Vlen të theksohet se këngëtarja është 46 vjeç dhe tashmë është nënë e dy fëmijëve me Piquen: Milanin dhe Sashën, ndërsa Hamilton nuk ka qenë kurrë i martuar dhe nuk ka ende fëmijë.
Si dhe një çift sentimental, burimet thonë se i shohin ata si një tandem të suksesshëm në botën e biznesit.
“Unë shoh bollëk, fat nëse këta dy njerëz bashkojnë forcat në një biznes, ata do të bëjnë super mirë.”
Sa përsa i përket intimitetit çifti është shpërthyes.
“Ata janë ajri dhe dheu. Janë një tornado në shtrat!” në lidhje me faktin se Hamilton i përket një shenje të tokës si Bricjapi dhe Shakira, një shenjë uji si Ujori.”
© Panoramaplus.al

