22 Janar, 2026

“Ai ka qenë dashuria ime e parë dhe e fundit!”- U divorcuan një vit më parë, Monika Kryemadhi rrëfen hapur ndjenjat për Ilir Metën: E kam dashur më shumë se ai mua! Akoma vazhdoj të…


Politikania Monika Kryemadhi ka folur së fundmi për ndjenjat e saj ndaj ish-bashkëshortit, Ilir Meta, rreth një vit pas divorcit të tyre.

E ftuar në një intervistë, ajo u shpreh se vazhdon të besojë tek dashuria, duke e cilësuar atë si një ndjenjë solemne për njeriun.

E pyetur nga moderatorja nëse sot beson ende tek dashuria, Kryemadhi u përgjigj pa hezitim: “Patjetër që besoj tek dashuria. Dashuria është kryesore. Dashuria ngroh shpirtin e një njeriu. Kush nuk ka dashuri, nuk ka gjetur paqe me veten dhe me shoqërinë”.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk ndodhet në një fazë të jetës ku të mendojë për një lidhje të re. Sipas saj, ndjenjat për ish-bashkëshortin vazhdojnë të ekzistojnë, pavarësisht ndarjes.

“Nuk mendoj se jam në fazën për t’u dashuruar, sepse unë e kam dashurinë time akoma. Pavarësisht marrëdhënieve dhe ulje-ngritjeve që kemi pasur, unë nuk jam e pangopur në dashuri”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se ndarja nuk do të thotë gjithmonë mbarim i ndjenjave nga të dyja palët, por thjesht ndryshim prioritetesh.

“Vjen një moment kur dikujt i mbaron dashuria, por kjo nuk do të thotë që i mbaron nga ana tjetër. Për mua sot nuk është prioritet një dashuri tjetër”, tha ajo teksa shtoi se: “Për fatin tim të keq ndoshta por edhe të mirë mund ta quaj, Ilir Meta ka qenë dashuria ime e parë dhe e fundit. E gjithë jeta ime politike ka filluar me Ilir Metën në krahë, kemi kaluar sfidat bashkë dhe prap politika ishte ajo që na ndau. E kam dashur Ilir Metën më shumë se  ç’mund të më ketë dashur ai.”

© Panoramaplus.al