Pete Davidson i ka dhënë fund lidhjes gati një vjeçare me ish-partneren e tij Chase Sui Wonders, sipas një burimi për People.

“Ai është sërish beqar dhe është shumë mirë.“- tha burimi.
Aktori i “Saturday Night Live”, kohët e fundit ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore pasi dyshohej se nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.
Megjithatë një burim i afërt me Davidson i tha People në qershor se ai është më mirë dhe do të linte trajtimin “shumë shpejt”.
Disa javë më pas në rrjet po qarkullonin lajme se komediani po bënte terapi për të çrregullimin e stresit post-traumatik dhe për diagnozën e mëparshme të çrregullimit të personalitetit kufitar.
“Pete shpesh shkonë në rehabilitim për të punuar me veten e tij,” tha për People në atë kohë një tjetër burim i afërt me Davidson.
Ndërsa vazhdoi: “Miqtë dhe familja e tij kanë qenë një mbështetëse e madhe për atë gjatë gjithë kësaj kohe.”
Kujtojmë që problemet shëndetësore iu shfaqën Davidson vetëm tre muaj pasi ai dhe Wonders, u përfshinë në një aksident automobilistik në Beverly Hills.
© Panoramaplus.al

